Bordi Drejtues i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka licencuar sot bursën e parë private në Shqipëri. “Bursa shqiptare e titujve – ALSE” do të operojë në tregun vendas, si bursa e parë që vjen me nismën e sipërmarrjes private me ambicien për të qenë një pikë orientimi për investitorët.
Sipas informacioneve që jep televizioni ekonomik “Scan”, ALSE tashmë ka marrë miratimin për të operuar si bursë në Shqipëri, ndërsa shumë shpejt do të publikohet edhe vendimi i plotë.
Kjo ka qenë një kërkesë e hershme e biznesit, pasi Shqipëria është ndër vendet e pakta që operon në një treg në mungesë të plotë të rregullave financiare dhe bursës. Ndërtimi i kësaj burse do t’i siguronte bizneseve financime alternative, ndërsa do të ishte një burim i mirë investimi duke parë që interesat e depozitave dhe titujt qeveritarë kanë interesa shumë të ulëta, thuajse të papërfillshme./Tiranapost.al