Art dhe Kulturë

Nga martesa me kushërirën, tek varrimi 3 minutësh. Jeta e Edgar Allan Poe, më misterioze se librat që shkroi

Nga martesa me kushërirën, tek varrimi 3 minutësh. Jeta e Edgar

Një kopje origjinale e librit të tij të parë u shit pas vdekjes së tij 662500 dollarë. Po në kohën që ishte gjallë jetoi i zhytur në borxhe dhe varfëri. Konsiderohej nga rivalët si një i çmendur që endej rrugëve.

Jeta e Poe ishte po aq misterioze sa librat e tij.

Ai ishte birësuar në moshën 2-vjeçare

Pas lindjes së Edgar, babai i tij David Poe Jr. Braktisi punën dhe familjen për shkak të problemeve që kishte me paratë. Mamaja e Edgar, Eliza vdiq një vit pas lindjes së tij. Ajo vuante nga tuberkulozi. Dhe 3 ditë pas vdekjes së saj, e humbi jetën edhe David, babai i Edgar. Ai mbeti jetim dhe u birësua nga një tregtar i pasur që quhej John Allan, që i dha edhe mbiemrin.

Të shkruarit s`po e çonte gjëkundi, ndaj Edgar iu bashkua forcave të armatosura

Në moshën 18-vjeçare punonte për një gazetë, botoi një libër dhe disa poema, por nuk ia dilte dot me të ardhurat që fitonte. Iu bashkua ushtrisë, paga iu dyfishua dhe arriti gradën më të lartë që një oficer mund të merrte.

I ndërpreu lidhjet me babain që e birësoi

Sipas një letre që John Allan i shkruajti vëllait të Edgar është zbuluar se ky i fundit nuk ndjente dashuri dhe afrimitet me familjen që e birësoi.

“Edgar nuk ka asnjë fije dashurie për ne dhe nuk është mirënjohës që e rritëm”, shkruhej në letër. Thuhet edhe se Edgar Allan Poe pagoi njëherë dikë që të merrte para nga babai i tij kujdestar, me pretendimin që s`ishte esëll e s`do kuptonte gjë. Pas kësaj ngjarje John Allan nuk pranoi më kurrë ta takonte djalin që rriti, as në shtratin e vdekjes.

Kur ishte 27 vjeç u martua me kushërirën e tij 13-vjeçare

Nga martesa me kushërirën, tek varrimi 3 minutësh. Jeta e Edgar

Edgar u transferua tek tezja e tij në Baltimore kur karriera e tij letrare kishte nisur të stabilizohej. Njoftoi në atë kohë martesën me vajzën e tezes, Virginia Clemm që ishte 13 vjeçe në atë kohë. Edhe ajo pati fatin e nënës së Edgar, tezes së saj, dhe vdiq po nga tuberkulozi në moshën 24 vjeç.

Për poemën e tij më të fashme “The Raven” është paguar vetëm 9 dollarë

U shitën mbi 1500 kopje dhe u fituan në total 120 dollarë, por ai s`mori asgjë pasi borxhi ndaj shtëpisë botuese ishte 135 dollarë.

Vitin e fundit të jetës propozoi dy gra

Nga martesa me kushërirën, tek varrimi 3 minutësh. Jeta e Edgar

Edgar Allan Poe e gjeti përsëri dashurinë, me Sarah Helen, e cila ishte gjithashtu poete dhe e ve. I dedikuan poezi njëri-tjetrit dhe diskutuan për t`u fejuar. I propozoi, ajo pranoi me kushtin që ai të mos pinte më, por vetëm 2 ditë më vonë e theu betimin. Paralelisht me të, vazhdonte të donte dhe komunikonte me Sarah Elmira Royster, dashurinë e tij në kohës kur ishte adoleshent.

Vdekja e tij është ende mister

Nga martesa me kushërirën, tek varrimi 3 minutësh. Jeta e Edgar

Dy javë pasi rrëfeu dashurinë për Sarah Elmira Royster vdiq në mënyrë të mistershme. Shkaku i saktë i vdekjes së tij nuk është përcaktuar dhe thuhet se mund të ketë qenë nga vetëvrasja, vrasja, kolera, hipoglikemia, tërbimi, sifilizi ose gripi. Sipas Sarës, Edgar ishte dukshëm i sëmurë dhe i trishtuar kur u takuan për herë të fundit. Vetëm 7 persona morën pjesë në funeralin e tij dhe zgjati vetëm 3 minuta.

Varri i tij nuk kishte emër për vite me rradhë

Nga martesa me kushërirën, tek varrimi 3 minutësh. Jeta e Edgar

Fillimisht u varros në një arkivol të lirë pa gur. Më vonë, një person i paidentifikuar i vuri emrin mbi var dhe e vizitoi atë për 7 dekada, duke lënë 3 trëndafila dhe një shënim çdo herë që shkonte. Personi nuk u fotografua kurrë, por ata që e panë e përshkruan si një njeri të veshur me të zeza e me kapelë të gjerë.

*Burimi Bright Side