Art dhe Kulturë

Panairi i Librit/ Fatos Baxhaku vlerësohet 'Autor i vitit' pas vdekjes! Çmimi tërhiqet nga i vëllai: Dikur shkonim bashkë në panair...

Panairi i Librit/ Fatos Baxhaku vlerësohet 'Autor i vitit' pas

Fatos Baxhaku, gazetari i mirënjohur shqiptar që u nda nga jeta në moshën 55-vjeçare në 21 gusht të 2019-s, u vlerësua sot mbi një vit pas vdekjes me çmimin më të rëndësishëm të Panairit të Librit. Në një ceremoni ndryshe, që u organizua në kushte pandemie, Baxhaku u vlerësua me çmimin “Autori i vitit”, për librin historik “Në emër të Noes”.

Panairi i Librit/ Fatos Baxhaku vlerësohet 'Autor i vitit' pas

I vëllai, Arthur Baxhaku, tha se dikur shkonte me vëllain në panair, dhe se vjet mungoi. “Marrja e këtij çmimi e kthen në panair”, u shpreh ai.

Fituesit:

Çmimi për krijimtarinë me të mirë origjinale, Fatos Baxhaku pas vdekjes për librin “Në emër të Noes”

Çmimi për përkthimin me të mirë Agim Doksanit për “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” të Elena Ferrantes.

Çmimi për letërsinë me të mirë për fëmijë, autorja më e mirë, Adelina Mamaqi

Çmimi për përkthimin me të mirë nga frëngjishtja, poeti Primo Shllaku për përkthimin e “Shën Meria e Parisit” e Viktor Hygose.

Çmimi ‘Lexuesi i bibliotekës 9-vjeçari’ i jepet Jamarbër Hoxhës