Art dhe Kulturë

Shuhet artistja Mimika Luca

Shuhet artistja Mimika Luca

Është ndarë nga jeta mesditën e sotme aktorja e kushedi sa roleve në filma dhe teatër Mimika Luca.

Mimika Luca festoi 85-vjetorin në Krishtlindjet e kaluara. Sot mbylli sytë përgjithmonë.

Po kush ishte Mimika, aktorja gjirokastrite që u dashurua në sheshxhirim me Ndrek Lucën?

Shuhet artistja Mimika Luca

Ajo lindi në Gjirokastër më 24 dhjetor të vitit 1937 dhe në moshë shumë të re interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë. Për njëmbëdhjetë vite, nga 1951 deri në 1962, ishte balerinë në TKOB. Më pas, jeta e saj mori një drejtim tjetër, atë të aktrimit.

Mimika Luca u pranua në vitin 1962 si aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role, si Suzana, Luçia, Dila “Cuca e maleve”, Sonja, Nica “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja “Kur hidheshin themelet” etj. Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. Roli i parë ka qenë krah bashkëshortit Ndrek Luca, në filmin “Detyrë e posaçme”, më pas në filmin “Kryengritje në pallat”, “Kur hidheshin themelet” e shumë të tjerë.

Shuhet artistja Mimika Luca

Në vitin 1977 fillon punë si pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega Dramë, por nuk ju nda filmit dhe teatrit.

Shuhet artistja Mimika Luca