Art dhe Kulturë

Shuhet dirigjentja e parë shqiptare, nëna e kantautorit Gjergj Leka

Shuhet dirigjentja e parë shqiptare, nëna e kantautorit Gjergj Leka

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare Rozmari Jorganxhi, dirigjentja e parë shqiptare ndahet nga jeta. Ajo është edhe nëna e kantautorit, Gjergj Leka. Jorganxhi ndërroi jetë sot, në Trieste të Italisë.

Ajo për herë të parë para publikut si dirigjente ka dalë me suitën për kor dhe orkestër “Vullnetarët” të të ndriturit dhe të madhit kompozitorit Tonin Harapi.

Shuhet dirigjentja e parë shqiptare, nëna e kantautorit Gjergj Leka

Rozmari Jorganxhi e nisi karrierën e saj që në vitin 1959 si soliste lirike. Ishte "mezzosoprano” në TOB dhe ka interpretuar me profesionalizëm në nivele të larta role nga operat ndërkombëtare, por edhe ato kombëtare.

Nga viti 1967-1984, ajo ka dirigjuar korin e TOB-së duke qenë gruaja e parë dirigjente e këtij institucioni unik të kulturës shqiptare.

Shuhet dirigjentja e parë shqiptare, nëna e kantautorit Gjergj Leka

Në 1993-shin, Jorganxhi në moshën 56-vjeçare fitoi audicionin dhe fillon si këngëtare profesioniste në teatrin "Giusepe Verdi" të Triestes ku këndoi për 10 vjet.

Jorganxhi ka dhënë dekada mësim në Universitetin e Muzikës, duke i dhënë kulturës shqiptare emra artistësh si në fushën e dirigjimit, ashtu edhe në atë të kantos.

Shuhet dirigjentja e parë shqiptare, nëna e kantautorit Gjergj Leka

Rozmari lindi në një familje me tradita muzikore nga ana e të atit , “Artistit të Merituar” Gaqo Jorganxhi, i cili këndoi për 65 vjet si solist në qytetin e Korçës, që prej vitit 1920, kur u krijuan shoqëritë e para muzikore në këtë qytet.

Shuhet dirigjentja e parë shqiptare, nëna e kantautorit Gjergj Leka

Shkoi për studime në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku pati si pedagoge kantoje “Artisten e Popullit” Marie Kraja. Më pas shkoi për studime në Konservatorin e Moskës për kanto. Në vitin 2017, në moshën 80-të vjeçare ajo mori titullin “Mjeshtre e Madhe”.