BOTA

Turqia kërkesë zyrtare OKB për ndryshimin e emrit, nga “Turkey” në “Türkiye”

Turqia kërkesë zyrtare OKB për ndryshimin e emrit, nga

Turqia do kërkojë zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara ndryshimin e emrit, nga “Turkey” në “Türkiye”. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka deklaruar se Ankaraja do t’i dërgojë nesër zyrtarisht të gjithë aktorëve ndërkombëtarë kërkesë dhe pritet që ndryshimi të bëhet zyrtar gjatë javës së ardhshme.

“Ankaraja sot do t’u dërgojë letër zyrtare të gjithë aktorëve ndërkombëtarë dhe pret që ndryshimi i emrit të bëhet zyrtar menjëherë këtë javë”, deklaroi Cavusoglu për agjencinë Anadollu.

Kjo kërkesë zyrtare e Turqisë vjen pas dekretit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, që emri në gjuhën angleze, franceze e gjermane të kalojë në “Türkiye”, pasi kështu sipas tyre përfaqëson kulturën, civilizimin dhe vlerat e popullit turk në mënyrën më të mirë të mundshme.

Megjithatë, mbetet i paqartë shkaku i vërtetë për ndryshimin e emrit të shtetit dhe koha në të cilën po ndodh. Televizioni shtetëror TRT në dhjetor citoi një shkrim për konotacionin “e padëshiruar” të emrit Turqi në gjuhën angleze, që nënkupton një zogun të lindur në Amerikën Veriore, ose kur diçka shkon shumë keq.