25 Rreshtat e Mirës

Cilët na u dhimbsën më shumë, turistët spanjollë apo punëtorët e skelës?

Cilët na u dhimbsën më shumë, turistët spanjollë

Prej gati një jave, rrjeti, portalet, televizionet, madje edhe krerët e politikës kanë folur për ngjarjen tragji-komike me pronarin e restorantit në Porto-Palermo dhe turistët milionerë spanjollë.

Ngjarja ishte e turpshme, e rrezikshme por jo e paimagjinueshme. E para, të çmendur ka kudo dhe sjellje anormale mund të hasësh në çdo cep të botës. Kuptohet, në Shqipëri turizmi nuk është assesi në nivele dinjitoze sepse të fortët e bashkive, apo ata që quajmë shpesh me termin oligarkë, që janë biznesmenët e fuqishëm, kanë zaptuar jugun si në hotele dhe restorante. Ka disa përjashtime, por edhe ato janë si parajsa të vetmuara dhe që mbahen në këmbë me shumë sforco. Boll të dish që në bregdet s'punon njeri e domatet duhet t'i marrësh nga Lushnja.

Për t'iu rikthyer qëllimit të "25 rreshtave" të sotëm, ngjarja kishte rëndësi por kishte edhe një padrejtësi që ne si shoqëri, ose më mirë si media dhe politikë, mos të bëjmë përgjegjës popullin e shoqërinë, se do ishim me plot gojën kurajozë dhe arrogantë, ne pra, si media-politikë jemi oportunistë.

Paralel me milionerët spanjollë dhe pronarin tonë të Porto-Palermos, që të duket si personazh teatral, dy punëtorë humbën jetën pasi skela i zuri përposhtë në Tiranë.

Pra, dy punëtorë shqiptarë, që ndërtojnë pallate e punojnë me djersë, që nuk janë as milionerë dhe as pronarë, vdiqën duke fituar bukën e gojës. U fol për ta, por jo sa u takonte. U hesht për ta më shumë sesa imagjinon a mban rëndesë ndërgjegjja?

A janë më të rëndësishëm dy punëtorë që vdesin apo disa turistë që kërcënohen? Mendoj që të parët! Jo se turistët nuk merituan solidariet, përkundrazi. Por hendeku mes jetës së humbur të njerëzve tanë që vdesin për bukën e gojës dhe meraku i imazhit për turizmin, ishte domethënës dhe dalëngadalë duhet të ndezim brenda vetes dritat për humanen brenda nesh. Të shohim jo si dukemi, por si jemi! Jo sa jemi po kush jemi? Të duam atë që e pëson dhe njëri-tjetrin, ne këtu jemi gjithë bota. Dikujt që u nxeh se nuk i erdhi peshku është ku e ku me njerëzit që vdesin në punë, por ah kjo imazheria!

*Rubrika 25 rreshtat e Mirës nuk lejohet të ribotohet pa lejen e editorit. Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]