Ekonomia

Nafta arrin 230 lekë, rritet 3 herë brenda dy ditësh

Nafta arrin 230 lekë, rritet 3 herë brenda dy ditësh

Revista Monitor ka bërë një pasqyrim sot çmimit të naftës dhe karburanteve të tjera, me pakicë dhe bën një analizë mbi vazhdimësinë.

Nafta aktualisht po tregtohet me 230 lekë për litër.

Nafta arrin 230 lekë, rritet 3 herë brenda dy ditësh

Nafta arrin 230 lekë, rritet 3 herë brenda dy ditësh

Kjo është rritja e tretë brenda dy ditëve. Të mërkurën nafta tregtohej me 192 lekë, pra është rritur me 38 lekë.

Shkaku i kësaj rritje është lufta ruse në Ukrainë dhe problemi më i madh se çmimi, është sigurimi i produktit (naftës, në këtë rast).

OPEC ka deklaruar se pavarësisht situatës do të vazhdojë të mbajë të njëjtin nivel prodhimi sipas marrëveshjes së dakordësuar më parë edhe para konfliktit në Ukrainë.

“Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 92 lekë për litër, ose rreth 55%.

Aktualisht nafta në vend ka kapur niveleve rekord historike prej 230 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Ndërsa aktualisht në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të tregtohet më shtrenjtë”, shkruan Monitor.