
Këngëtari shqiptar Yll Limani është përballur me një situatë të pakëndshme gjatë pushimeve të tij në Spanjë. Artisti ndodhet me pushime në Palma de Mallorca, ku raportohet se i janë vjedhur telefoni, portofoli dhe disa sende personale.
Ngjarja u bë publike pasi Ylli ndau një video në TikTok nga pushimet e tij në një barkë. Në përshkrim ai me humor pyeste se kujt i kishin marrë telefoni dhe sendet e tjera, duke lënë ndjekësit në dyshim nëse ishte shaka apo diçka reale.

Më pas u raportua se vjedhja kishte ndodhur vërtet dhe këngëtari kishte mbetur pa disa sende me vlerë. Pavarësisht incidentit, ai e ka marrë situatën me sportivitet.
Vjedhjet e vogla, sidomos ndaj turistëve, janë një problem i njohur në zona shumë turistike si Mallorca. Gjatë sezonit të verës, numri i vizitorëve rritet ndjeshëm dhe zonat e mbipopulluara si plazhet, shëtitoret dhe vendet e argëtimit bëhen më të ekspozuara ndaj rasteve të vjedhjeve të telefonave dhe portofolëve. Autoritetet kanë raportuar edhe operacione të posaçme gjatë sezonit turistik për të parandaluar vjedhjet ndaj pushuesve.