
Në vitin 2010, një vajzë e bukur me bishtaleca u zhduk nga malet e Zapotit të Kukësit.
Fotoja e saj ishte në çdo gazetë.
Kanë kaluar 16 vite dhe më në fund nwna e saj Bukuria, beson se në disa foto dhe video që ka marrë së fundmi, është vajza e saj.
Në një intervistë për RTSH, Bukurie Mata thotë se nuk i ka bërë publike pamjet, por pasi të jenë bërë verifikimet, do t'i bëjë me dije.
Pas ngjarjes së rëndë të humbjes së vajzës, martesa e Bukuries përfundoi në divorc dhe prej 16 vitesh ajo e kërkon pa u ndalur Bleonën e saj.
Le të shpresojmë se instinkti i nënës nuk do të gabojë dhe vajza e fotove të jetë Bleona Mataj.