Stil jete

Një vilë në pronësi të familjes së tenorit italian Andrea Bocelli është grabitur gjatë natës në Forte dei Marmi, Itali, ndërsa ishte dhënë me qira për një familje amerikane.

Sipas hetimeve, hajdutët kanë hyrë në banesë në mungesë të pushuesve dhe kanë marrë bizhuteri, ora luksoze, para cash dhe çanta të markave të njohura. Dëmi paraprak vlerësohet deri në 500 mijë euro.

Nga verifikimet rezulton se dera e vilës nuk ishte mbyllur siç duhet dhe sistemi i alarmit nuk ishte aktivizuar. Policia po heton për identifikimin e autorëve, ndërsa po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë.