Showbiz

Genta Popa mund të dilte nga studioja e lajmeve vetëm për një rast si ky

Genta Popa mund të dilte nga studioja e lajmeve vetëm për

Spikeren brune të Top Channel, Genta Popa, veçse në minutazhin e lajmeve në ekran, nuk ke rast ta shohësh më askund. As rrjete sociale, as vende ku mblidhen të njohurit, as nëpër gazeta e as nëpër portale.

Sot është shfaqur në fotot-poster të fushatës kundër kancerit të gjirit dhe u është bashkuar një grupi grash të njohura të ekranit, që kanë pozuar veshur me fjongon rozë dhe që i ka bërë bashkë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Veç kjo kauzë aspak vanitoze e ka nxjerrë Gentën nga jeta e saj diskrete: një mesazh i vlefshëm për gratë.