Histori Personale

Gruaja që e bëri aktorin Kevin Costner të besonte sërish tek dashuria

Gruaja që e bëri aktorin Kevin Costner të besonte sërish tek

Çifti i artë, Kevin Costner dhe gruaja Christine Baumgartner ndajnë bashkë një histori të gjatë dhe një martesë të lumtur. Ylli i Yelloëstone ka pasur partnere të mëparshme dhe fëmijë, por e kishte humbur besimin. Derisa takoi gruan e jetës që e bëri të ribesonte tek martesa.

Kevin Costner dikur ishte i martuar me Cindy Silva.

Gruaja që e bëri aktorin Kevin Costner të besonte sërish tek

Kevin dhe Cindy Silva u njohën në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, në kohën që të dy studionin. Ai ishte i lumtur që gjeti një grua të bukur, të zgjuar dhe të ëmbël që përfaqësonte gjithçka që i pëlqente. Ata u martuan në 1978 dhe sollën në jetë 3 fëmijë së bashku; Annie, Lily dhe Joe.

Për shkak të problemeve martesore dhe disa thashethemeve për tradhti çifti vendosi të ndahej pas 16 vitesh martesë. Ata përfundimisht u divorcuan në vitin 1994.

Pas divorcit, ai nuk ishte gati të dashuronte sërish.

Pas divorcit, jeta private e Kevinit ishte si e një beqari klasik. Ai tha njëherë në një intervistë : “Unë isha beqari klasik, që thosha kë dua këtë javë, kë javën tjetër?”

Pati një lidhje jetëshkurtër me bukuroshet e Hollivudit si Naomi Campbell dhe Courtney Cox. Ai kishte gjithashtu një lidhje me aktoren amerikane Bridget Rooney, me të cilën sollën në jetë një djalë, Liam, i cili lindi në vitin 1996.

Gruaja që e bëri aktorin Kevin Costner të besonte sërish tek

2 vjet më vonë, Kevin takoi stilisten dhe modelen e re të çantave Christine Baumgartner. Në fakt ata ishin njohur njëherë në vitet '80 në një fushë golfi ku ai po bënte prova për rolin e tij në filmin 'Tin Cup'. Por ai nuk ishte momenti i duhur, derisa ata u ritakuan në 1998-ën në një restorant. Aktori i kërkoi numrin e telefonit dhe i tha asaj se do ta telefononte pas disa javësh.

“Kur takova Christine, nuk isha i përgatitur të dashurohesha sërish. M'u desh një kohë e gjatë përpara se t'i thosha asaj, 'të dua'”, ka treguar më vonë.

Gruaja që e bëri aktorin Kevin Costner të besonte sërish tek

Marrëdhënia zgjati 4 vjet përpara se çifti të ndahej.

Kur Kevin takoi Christine-n kishte tashmë 4 fëmijë dhe nuk donte të tjerë. Por Christine që ende nuk ishte bërë nënë, donte të kishte fëmijët e saj. Nuk ranë dakord dhe u ndanë.

Gruaja që e bëri aktorin Kevin Costner të besonte sërish tek

Ajo i tha: “Do të të pres, por jo shumë. Kur të vish në vete, kthehu tek unë.” Dhe Kevin nuk duroi dot gjatë. U rikthye pranë saj dhe u martuan në një ceremoni romantike në 2004-ën.

Gruaja që e bëri aktorin Kevin Costner të besonte sërish tek

3 vjet pas martesës së tyre, çifti mirëpriti djalin e parë Cayden në 2007-ën. Christine lindi djalin e dytë Hayes në 2009-ën, kurse vajza e tyre Grace lindi në 2010-ën.

Megjithë ulje-ngritjet e jetës, ata janë ende bashkë, të lumtur.

Kevin e gjeti recetën për një martesë të lumtur. Përveç dashurisë dhe respektit, që të dy ndajnë, ai pranon se ajo që e bëri martesën e tij të funksionojë është aftësia për të reflektuar në momentet kur mendonte se kishte të drejtë.

Gruaja që e bëri aktorin Kevin Costner të besonte sërish tek

Sot, Kevin është një baba i dashur për 7 fëmijët e tij dhe një bashkëshort i lumtur gjithashtu.

Kanë 18 vjet bashkë.

Gruaja që e bëri aktorin Kevin Costner të besonte sërish tek

Gruaja që e bëri aktorin Kevin Costner të besonte sërish tek

Kevin ka thënë se në jetë ka luajtur dy role: një rol për të cilin paguhet, i cili është në filma dhe tjetri është të qenit baba, për të cilin do të shpërblehet gjatë gjithë jetës së tij.