HOROSKOP

Horoskopi për datën 3 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 3 janar nga Russell Grant

Dashi
Disa gjëra është mirë t’i humbni edhe nëse ndodh prej veprimeve impulsive, nuk do të pendoheni për ato ç’ka thoni apo bëni. Ata rreth jush nuk do t’ju nxisin për të qenë me ta dhe në fakt mund t’ju duhet t’u jepni një shtytje të vogël që të mund të mbajnë ritmin tuaj.

Demi
Një mik i ngushtë do t’ju mbështesë dhe do t’ju ndihmojë të largoni çdo shqetësim. Nuk ndiheni në formë për punë të rënda kështu që pse të mos ia lini punën e vështirë atyre që ndihen më energjikë? Meqenëse nuk ndiheni gjithmonë kështu askush nuk do të shqetësohet nëse dhe ju bëni ndonjë angazhim më pak kërkues.

Binjakët
Shqetësimet ua bëjnë më të vështirë që kur ktheheni në punë të vazhdoni aty ku e keni lënë herën e fundit. Jo vetëm kjo, por do ju duhet të luftoni për të mbledhur energjinë dhe entuziazmin për çdo gjë që po bëni aktualisht. Cilido qoftë shkakau për mungesën e përqëndrimit mund të ndihmojë të provoni diçka ndryshe nga e përditshmja.

Gaforrja
Ju dëshironi t’i mbaroni detyrat që ju kanë mbetur javët e fundit. Duke gjykuar nga niveli aktual i vendosmërisë ju do ta arrini këtë. Ndonjëherë teksa hasni ndonjë problem mund t’ju duket sikur keni çdo gjë kundër, por nëse i shikoni në tërësi nuk do të jetë aq keq.

Luani
Punët rutinë nuk do t’ju japin kënaqësi teksa ndjeni një nevojë të thellë për aventurë. Dëshira për ndryshim duhet të ketë përparësi pasi kjo ju vështirëson të përqëndrohnei dhe të çlodheni apo qetësoheni. Filloni të kërkoni mënyra për ta bërë jetën tuaj më interesante.

Virgjëresha
Një çështje parash duhet ta diskutoni me një mik të ngushtë. Njerëzit nuk mund të marrin para hua dhe të mos i kthejnë. Nëse ju kanë borxh për një dhuratë që mund ta keni blerë bashkarisht mund t’ju duhet t’ua kujtoni me takt se kishin rënë dakort të paguanin gjysmën e tyre.

Peshorja
Ndjeshmëria ndaj ndjenjave të të tjerëve ju ndihmon të kuptoni atë që dikush po përpiqet ta shprehë me fjalë. Duke e ditur se çfarë duan të thonë miqtë dhe të dashurit tuaj nuk mund të gaboni. Pas një kohe të tensionuar dita ka të gjitha kushtet që të jeni më i shoqërueshëm dhe harmonik.

Akrepi
Prisni të kaloni një kohë të gjallë dhe argëtuese në shoqërinë e miqve apo fqinjëve që mund të takoni papritur. Cilido qoftë qëllimi juaj këmbëngulni dhe do të fitoni, edhe nëse një qëllim mund t’ju kërkojë më shumë përpjekje seç e prisnit.

Shigjetari
Aktiviteti në vendin e punës ju mban në këmbë. Duket sikur ju i keni të gjitha përgjigjet dhe kjo mund të shpërblehet me një çmim apo me promovim. Nëse jeni i papunë, një ofertë pune ia vlen të merret parasysh seriozisht. Ky hap i ri mund të sjellë ndryshime të mëdha edhe në jetën tuaj familjare.

Bricjapi
Kushdo që ju shqetëson nuk e bën me qëllim. Merrni një qasje diplomatike për të gjitha situatat. Ndizni sharmin tuaj dhe do t’i bindni të tjerët t’i shohin gjërat me syrin tuaj. Një mosmarrëveshje nuk do të ketë pasoja afatgjata nëse i bindni njerëzit të mos e bëjnë të madhe.

Ujori
Miqtë dhe shokët e punës do të pranojnë sugjerimet tuaaj gjatë ditës. Mos ndaloni së dhëni ide. Përgjegjësitë po zvogëlohen dhe do të keni mundësi të çlodheni dhe të liroheni nga shqetësimet.

Peshqit
Komunikimi me njerëz nga jashtë do t’ju shtojë imagjinatën dhe mendimet për udhëtime. Ju do të ëndërroni për pushimet dhe udhëtimet e ardhshme, por ecni me hapin ose mund të humbisni diçka të rëndësishmë që po ndodh rreth jush.