HOROSKOP

Horoskopi 16 Janar 2017

Horoskopi 16 Janar 2017

Dashi

Fëmijët e dashit do ndjenjë dëshirën të dalin jashtë instiktit të tyre sot. Sot gjithashtu do kërkoni të bëni pushime dhe familja do tju mbështesë. Mundohuni të mos krijoni shumë zhurmë edhe pse sot do jetë disi e pamundur. Lajme të bukura dhe dhurata të vogla priten nga familjarët.

Demi

Demi do ketë dëshirën për të dëgjuar sot edhe pse nuk shquhen për njerëz shumë komunikues. Tregoni durim dhe tregojini të tjerëve se dëshironi ti dëgjoni edhe pse bisedat nuk do kenë të bëjnë me ju apo jetën tuaj.

Binjakët

Do ndiheni mjaft të stresuar dhe të tensionuar. Do ndyshoni shpesh gjendjen emocionale dhe si pasojë do largoni disa persona që janë pranë jush. Mundohuni të fokusoheni vetëm në punë dhe mos u merrni me fjalë të tepërta. Nuk jeni aq i zoti sa mendoni.

Gaforrja

Gaforrja mendon të punojë nga shtëpia sot sepse duket se do përtojë të dalë. Do keni mundësi të qetësoheni , të vizatoni ose mund të punoni për një projekt së bashku me dikë të virgjëreshës.

Luani

Luanët do e kenë të vështirë të ndajnë detyrën nga përgjegjësia. Njerëzit rrotull jush do ndihen mjaft autoritarë ndaj jush, kështu që nuk do ndiheni në gjendje për të dhënë urdhra. Fuqia do tju ndihmjë për një projekt të mirëmenduar ku fitimet do jenë të konsiderueshme.

Virgjëresha

Virgjëresha duhet të ketë kujdes në mënyrën se si do sillet me të tjerët përreth. Disave mund tju dukeni si njeri i qetë dhe i arsyeshëm e për disa të tjerë do jeni thjesht të zhurmshëm. Kjo do ndikojë në lidhjet që keni krijuar deri tani.

Peshorja

Peshorja do shikojë se sa ndikim ka tek njerëzit që e rrethojnë dhe se sa e duan. Do ndjeni nevojën për të biseduar me një mik të ngushtë në lidhje me një problem emocional që keni përjetuar kohët e fundit dhe këtë fakt nuk ja keni treguar askutj. Jeni në duart të sigurta..

Akrepi

Akrepi do mundohet ti shmanget eprorëve dhe dëshirave të tyre për të ndryshuar gjërat. Gjithashtu sot do kuptoni ndikimin që keni tek njerëzit e tjerë. Nëse ju humbisni kontrrollin gjatë një debati do bëni mirë sepse kështu do largoni njerëzit që keni dashur ti largoni me kohë. mMegjithatë, strategjia juaj është shumë e lodhshme edhe për veten tuaj.

Shigjetari

Shigjetarë duhet të mendojë mirë se ku duhet ta hedhë shigjetën sot. Një debat mund tjuduket si një tunel i pafundmë dhe i rrezikshëm. Ndër të tjera, sot është ditë mjaft e mirë për të zgjidhur gjërat në kohë rekord. Kujdes, mos bëni asnjë sakrificë për të tjerët.

Bricjapi

Bricjapi duhet të heqë dorë nga e quajtura "shfaqje". Të gjithë e dinë që ju jeni të zotët në punë dhe nuk është e nevojshme të reklamoni veten, edhe pse në disa raste duhet ta bëni fort këtë gje. Nëse e bëni mirë një prezantim punë, do bëni që të tjerët tju adhurojnë.

Ujori

Ujori do jetë shenja më e qetë sot sa dhe zëri nuk do tju ndihet. Do jepni mendime të thjeshta dhe të zgjuara dhe kështu do admiroheni nga personi që do keni përballë.

Peshqit

Shumë projektë të vogla do ti arrini me sukses dhe ështëk koha që ju të merrni vlerësime. Puna do jetë në fokus të ditës, duke marrë edhe një shpërblim që e prisnit prej kohësh. Megjithatë, konsideroni të merrni disa pushime sepse jeni lodhur.