Si e parashikojnë yjet këtë javë? Lexojeni dhe rrokni çdo ditë e çdo orë të saj, me të mirat dhe të këqijat sepse është koha juaj dhe është dhurata më e çmuar që keni.
Dashi
Është koha të ndryshoni marrëdhëniet tuaja me paratë. Hëna e re në zonën tuaj financiare në 26 prill, sjell mundësi për fitime të reja ose një starti të ri në çështjet material. Çelësi është të mendoni në mënyrë pozitive dhe innovative. Nëse ju vjen një ide e çuditshme, ndiqeni atë. Mund t’ju çojë në një gjë interesante. Me gjithë këtë energji mentale do të ndiheni pak çuditshëm, kështu që është me rëndësi këtë javë të merreni me veten. Bëni një shëtitje në natyrë, një banjë qetësuese, një masazh, ose kujdesuni për lulet. Këto aktivitete do t’ju ndihmojnë të jeni të qetë dhe të relaksuar.
Demi
Hëna e re e 26 prillit, do ta bëjë këtë javë një periudhë ideale për t’u përqëndruar në fillimet e reja. Jini veçanërisht të vëmendshëm ndaj shenjave që mund t’ju vijnë nga Universi, ëndrrat ose zbulimet e papritura. Mërkuri dhe Urani në zonët tuaj të pavetëdijes, do t’ju japë më shumë vetëbesim duke e kthyer atë që doni në realitet. Do të jetë sikur ju flet në vesh një engjëll, kështu që bëhuni gati të prisni mesazhe dhe të mos i injoroni ata. Nëse keni një impuls të papritur për t’u kthyer majtas në vend që të ktheheni djathtas, ose nëse shihni një ëndërr ku merrni një përgjigje, ndiqeni atë. Nëse e lejoni veten të shihni përtej të vetëdijshmes, mund të gjeni përgjigjen e shumë dilemave.
Binjakët
Hëna e re ju sugjeron të provoni tentativa për të bërë gjëra që aktualisht janë në fazën e ideve ose mendimeve. Është e rëndësishme të ushqeni idetë tuaja, sepse inkurajoni rritjen e tyre dhe i mbroni nga kritikat e cinizmi i të tjerëve. Ndoshta duhet të krijoni një vizion për gjërat që mendoni se duhet t’i manifestoni në jetën tuaj. Kini kujdes dhe tregohuni të butë me veten në këto moment, sepse disa ide si një bebe apo krijimi i një familjeje mund të jenë pak delikate. Mësoni të pranoni gjërat e reja edhe nëse nuk jeni të sigurt se ç’ju pret, sepse në këtë rast i tregojmë universit se kemi qëllime serioze dhe universi në këmbim na dërgon sinjalet e duhura.
Gaforrja
Hëna e re e datës 26 prill në zonën tuaj sociale, e bën këtë një periudhë ideale për të mbjellë fara që lidhen me zhvillime dhe ndryshime që kanë ndodhur javët e fundit, sidomos që kanë të bëjnë me miqtë, grupet, organizatat dhe qëllimet tuaja për të ardhmen. Përdorini energjitë e kësaj hëne të re për t’u pastruar dhe për ta përqëndruar vëmendjen në të ardhmen; si doni të jetë, duke kujtuar se vizualizteti pozitiv është mjet më i mirë se frika, dyshimi dhe shqetësimi. Nëse arrini të mendoni jashtë kornizave dhe të arrini të gjeneroni një ose dy ide, sidomos në jetën profesionale, do të shihni se disa zhvillime interesante do të marrin jetë, pikërisht ashtu siç juve u ka pëlqyer.
Luani
Hëna e re vjen me një pozicion të favorshëm për karrierën dhe drejtimin e jetës suaj. Është koha të nisni diçka të re, ndoshta një projekt ose një qasje të re në jetën tuaj profesionale. Hëna e re do t’ju ndihmojë të bëni një hap përpara në rrugën tuaj të jetës ose të vendosni bazat që do t’ju ndihmojnë të realizoni qëllimet tuaja. Si do që të jetë, 26 prilli është data për një rifillim dhe për t’i dhënë forca vetes drejt një rrugëtimi të ri. Nëse jeni të hapur për frymëzim, aq më mirë, pasi i menduari inovativ do të jetë çelësi për zgjidhjen e problemeve aktuale.
Virgjëresha
Hëna e re 26 prillit është një mundësi për të bërë progres me planet, sidomos nëse përfshijnë komunikimin, si të shkruarit, të folurit apo edukimin në nivele më të larta. Udhëtimet gjithashtu favorizohen këtë javë, kështu që nisni një aventurë, qoftë edhe për një ose dy ditë. E rëndësishme është të përjetoni diçka ndryshe. Largohuni pak nga zona juaj e rehatisë. Kjo do t’ju ndihmonte të zgjeronit horizontet, duke ju ndihmuar ta shihni botën nga një këndvështrim i ri.
Peshorja
Pas disa përpjekjeve që keni bërë prej javësh, ka lajme të mira në horizont. Venusi nuk është më nën kthetrat e mjerueshme të Saturnit, çka është një lajm i mirë si për financat, ashtu edhe për marrëdhëniet. Është koha të flisni dhe të punoni për të kuruar çdo përçarje që keni në marrëdhëniet tuaja. Sa më shumë t’i shihni gjërat nga një perspektivë e ndryshme dhe e lartë, aq më shumë do të bëni progres. Mos kini frikë të bëni gjërat që mendoni se funksionojnë, edhe pse të tjerët mund t’ju quajnë pak të çmendur. Ndryshimet e hënës së re do t’ju japin potencialin e duhur për të dalë nga vështirësitë e një mëparshme si një feniks që ringrihet nga hiri. Do të mësoni të kuptoni edhe vlerën e fatkeqësive. Mbajini sytë të përqëndruar në horizont, më 28 prill, hyrja e Venusit tek Dashi do të bëjë të përjetoni gëzim dhe lumturi në marrëdhëniet që dikur kanë pasur dhimbje.
Akrepi
Nëse doni të rigjallëroni një marrëdhënie, datat 26, 27 prill janë koha e duhur për ta bërë. Marrëdhëniet ekzistuese, mund të shkojnë në një nivel të ri dhe njëkohësisht marrëdhënie të reja mund të marrin jetë. Ndërkohë, puna ose jeta e përditshme juaja do të jenë një piktura kur Mërkuri të jetë në pozicion të kundërt me Uranin në këtë zonë, çka do të sjellë zhvillime pozitive tek ju. Jini inovativë, guxoni të jeni të ndryshëm dhe e thoni atë që mendoni, edhe nëse të tjerët nuk mendojnë si ju. Megjithatë, guximi për të qenë ndryshe në jetën e përditshme, është çelësi i suksesit tuaj, kështu që bahuni gati të marshoni me daullen tuaj.
Shigjetari
Nëse keni pasur shqetësime me shëndetin ose punën, mesjava vjen me një fillim të ri. Do të jetë kohë e mirë për të nisur një punë të re, për një projekt të ri, për të pastruar shtëpinë, nisur një dietë, etj. Duhet të nisni diçka nga e para. Mos i nënvlerësoni sinjalet që ju vijnë nga subkoshienca juaj. Do t’ju ndihmojë të lidheni me universin në mënyrë sinkronike dhe t’i bëni dëshirat tuaj realitet. Projektoni në mendje një vizon për punën tuaj ideale dhe për ditën perfekte.
Bricjapi
Dashuri, romancë, argëtim dhe kreativitet—janë vetëm disa prej gjërave pozitive që do t’ju vijnë me hënën e re. Pyetjet që duhet t’i bëni vetes në këtë periudhë të hënës së re janë: Çfarë më pëlqen të bëj? Çfarë më pëlqente më shumë kur isha fëmijë? Ç’kohë është për të udhëtuar? “ Mund të jetë rasti për të ndërmarrë një hap që vërtet do t’ju bëjë të ndiheni të përmbushur. Prandaj, do të jetë një mundësi e mirë për t’u argëtuar dhe për të marrë shumë kënaqësi këtë javë.
Ujori
Hëna e re e 26 prillit do të sjellë ndryshime në ambientet e shtëpisë suaj. Në rrënjët e kësaj hëne të re qëndron nevoja për t’i thënë lamtumirë së shkuarës dhe për të lëvizur drejt një kapitulli të ri të jetës. Ndonjëherë një anëtar i ri në familje, ndryshim adrese, apo dekor i ri janë shenja që ne po lëvizim, pra po krijojmë ose mirëpresim diçka të re në shtëpinë tonë. Energjia e freskët që sjell ndryshime, do të ketë fuqi transformuese mbi ju, duke ju frymëzuar të ndryshoni një qoshe ose të ndërmerrni një hap përpara.
Peshqit
Hëna e re e 26 prillit do t’ju ndihmojë të krijoni një qasje të re rreth një situate. Ndonjëherë jemi fajtorë për shkak të mbajtjes së mendimeve herë pas here—frikë, dyshim ose pasiguri. Duhet të kujtojmë se nëse presim dështim, atëherë ka të ngjarë që ai të ndodhë. Kështu që duhet të bashkojmë forcat me hënën e re për të bërë zgjedhje që janë konstruktive dhe të fuqishme. Ndryshimi i mënyrës se si i afroheni botës, mund të ketë një efekt të madh në mënyrën se si bota ju pranon.