Aktualitet

Horoskopi për datën 28 maj nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e diel, 28 maj 2017.

Dashi

Disa mundësi të reja për të bërë para do t’ju bëjnë të merrni frymë lehtësisht. Zakonisht, preferoni një vend lidershipi. Prapaskenat nuk ju përfaqësojnë. Por ndonjëherë duhet ta vendosni egon më njanë për hir të financave. Nëse shërbeni si astitent diku do t’ju ndihmojë si eksperiencë mësimi. Disa gjëra nuk mësohen në shkollë, duhet t’i përjetoni  personalisht ca eksperienca.

Demi

Ndiqni zemrën tuaj, nuk gabon kurrë. Keni aftësi shumë të mira artistike dhe ndiheni shumë mirë kur krijoni mobilje, dekore, veshje dhe bizhu. Ky gëzim sjell me vete dhe mundësi. Admiruesit do t’ju ndihmojnë të promovoni punët tuaja. Butiqet dhe dyqanet do të jenë të etur për t’i blerë ato.

Binjakët

Nëse po mendoni të lini punën, mbajini planet tuaja sekret. Ndërkohë kërkoni një punë në një agjensi qeveritare . Mund të jetë shansi juaj për të siguruar një stabilitet afatgjatë financiar. Do të shtroni rrugën për një të ardhme të sigurt dhe për një pension të mirë.

Gaforrja

Jeni të etur për të udhëtuar? Kapeni këtë mundësi për të përfitua nga disa oferta të mira biletash avionic. Oss udhëtoni me një grup. Do t’ju reduktohen kostot dhe do të vizitoni qytete të bukura ku do t’ju ngjallet sensi i aventurës. Mos harroni të blini suvenire.

Luani

Një pozicion i ri pune do t’ju ofrohet. Pranojeni këtë rol sepse ka shumë përfitime, edhe pse paga nuk është shumë e lartë. Jo vetëm që do të bëni para më vonë, por do të bëni edhe disa miq me influencë. Mos e shfrytëzoni në mënyrë të padrejtë këtë ndikim, por shijoni të mirat që ai ofron.

Virgjëresha

Është e rëndësishme të merrni përgjegjësi për fjalët tuaja. Nëse akuzoni një person të pafajshëm për bërjen e diçkaje që nuk e kanë bërë, kërkojini një falje të sinqertë dhe publike. Keni dhënë informacion që më pas është vërtetuar se nuk ka qenë i saktë? Merrni përgjegjësi për këtë. Kur thoni diçka që lëndon në inat e sipër, më pas kërkoni falje. Njerëzit e zgjuar i pranojnë gabimet e veta.

Peshorja

Nuk jeni në gjendje të mbroni një njeri të dashur nga një sjellje vetëshkatërruese. Edhe pse jeni të shqetësuar për mirëqenien e tyre keni diçka më të rëndësishme për të bërë. Një mundësi emocionuese për karrierë është mirë të përqafohet. Derdheni gjithë energjinë në këtë perspektivë profesionale.

Akrepi

Vetëbesimi juaj është i ulët. Një njeri pranë jush ka bërë disa gërmime për planet tuaja në të ardhmen. Në vend që t’u përgjigjeni vrazhdë, bëjeni njërin vesh të shurdhët. Kjo do të thotë të injoroni telefonatat e tyre,  të bllokoni emailed dhe mesazhet. S’ka pse të jeni të sjellshëm me dikë që nuk ju trajton me kortezi. Nëse një i afërmi juaj tjetër përpiqet të ndërhyjë, tregojini me mirësjellje që nuk keni për qëllim të debatoni.

Shigjetari

Një shef ose menaxheri juaj po përballet me vështirësi. Rrjedhimisht edhe ju jeni në vështirësi. Në një situatë si kjo, më mirë kërkoni për një pozicion tjetër. Mos bini në gjendje vetëbesimi të ulët. Sa më shpejt të filloni kërkimet, aq më të mëdha janë shanset të keni oferta të mira. Shkoni aty ku ndiheni të vlerësuar.

Bricjapi

Po filloni të shihni përfitimet nga një punë e rëndësishme. Ndoshta do të keni zyrën tuaj. Do të jeni në gjendje ta përdorni pozicionin tuaj për ta bërë botën një vend më të mirë. Do të jetë e këndshme të komandoni vëmendjen e publikut. Por mos harroni që gjatë gjithë kohës të dukeni mirë me veshjet tuaja. Shkoni për shopping me një peshore sepse kanë shije të pagabueshme. Nëse dukeni mirë, ndiheni mirë.

Ujori

Një marrëdhënie e ngushtë po përmirëson financat tuaja. Nëse partneri juaj merr disa para nga një punë fitimprurëse, dilni dhe festoni. Një darkë në një restorant elegant do t’ju lejojë të largoni pengesat nga vetja dhe të zhyteni më tepër në botën tuaj të pasioneve. Nëse po mendoheni të ndaheni nga partneri, përpiquni ta bëni në mënyrë sa më miqësore.

Peshqit

Ju punoni shumë për paratë tuaja. Sigurojini ato në bankë, ku e kanë vendin. Nëse kërkoni mënyra se si t’i rrisni të ardhurat tuaja mendoni si të shisni punën tuaj krijuese. Sekreti i suksesit tuaj është të keni një llojshmëri të mirash për të kënaqur shijet e ndryshme të njerëzve.