Lajme nga Bota

22 të vdekur nga sulmet e sotme në Chernihiv të Ukrainës

22 të vdekur nga sulmet e sotme në Chernihiv të Ukrainës

Numri i të vdekurve nga bombardimet në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, ka arritur në 22 sipas shërbimeve të urgjencës ukrainase.

Trupat e të paktën 22 civilëve janë nxjerrë nga rrënojat pas sulmeve ajrore ruse, thanë ata në një postim në internet.

Më herët guvernatori i Chernihiv tha se të paktën nëntë persona u vranë dhe katër u plagosën pasi sulmi ajror goditi dy shkolla dhe shtëpi private.

Sipas shtypit lokal kishte disa shkolla, kopshte dhe një spital pranë zonës ku ndodhën shpërthimet.