Blinken mesazh Rusisë: Nuk duam konflikt, por nëse na vjen, jemi gati të përballemi
E Premte 4 Mars 2022, 12:16
TiranaPost
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nga Brukseli i ka dërguar një mesazh Rusisë.
“Aleanca jonë është mbrojtëse. Ne nuk duam konflikt. Por nëse konflikti vjen te ne, jemi të gatshëm të përballemi dhe do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, thënë Blinken.
Deklarata e tij vjen njëherësh si mesazh për Ukrainën që vazhdimisht kërkon ndihmën e Evropës, e cila në këtë rast i ka duart të lidhura.
BE, SHBA dhe Britania e Madhe kanë vendosur disa sanksione ndaj Rusisë dhe janë zotuar të presin emigrantët e luftës.