Boris Johnson bisedë telefonike me Zelensky-n. Çfarë u diskutua

E Diel 6 Mars 2022, 18:01
TiranaPost
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson foli me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky të dielën në telefon mbi nevojën për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse për forcat ukrainase.
"Udhëheqësit diskutuan nevojat urgjente të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe Kryeministri u zotua të punojë me partnerët për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse," sipas një zëdhënësi të Downing Street.
Zelensky dhe Johnson diskutuan gjithashtu për "përkeqësimin e situatës humanitare"
“Udhëheqësit diskutuan kërcënimin në rritje që sulmet barbare të Rusisë paraqesin për civilët ukrainas dhe kryeministri nënvizoi vendosmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar dështimin e Putinit.”
Tiranapost.al