Tërmeti apokaliptik 7.8 ballë vret 200 njerëz në Turqi dhe Siri

Gati 200 njerëz kanë mbetur të vdekur dhe rreth mbetur të lënduar në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që goditi Turqinë jugore sot në të gdhirë.
Tërmeti, një nga më të fortët që ka goditur rajonin në më shumë se 100 vjet, goditi 23 kilometra në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash.

Pasgoditje të shumta të forta janë ndjerë në të gjithë rajonin, duke përfshirë deri në Liban dhe Izrael.
Agjencia turke e fatkeqësive ka apeluar për ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar ndërsa kryen operacionet e kërkim-shpëtimit.
Gazetari Eyad Kourdi, i cili jeton në qytetin jugor turk të Gaziantep dhe po qëndronte me prindërit e tij kur tërmeti ra, tha se "dukej sikur nuk do të përfundonte kurrë".