Lajme nga Bota

"Lufta u mori fëmijërinë 3 fëmijëve të mi" nëna nga Kievi tregon si i ka mësuar ata të mbrohen

"Lufta u mori fëmijërinë 3 fëmijëve të


Ndërsa raketat ruse godisnin vazhdimisht Kievin, Olena Gnes pyeste veten se si do t'u tregonte tre fëmijëve të saj - njëri vetëm pesë muajsh - se çfarë po ndodhte.

Ajo thotë se në fund vendosi se ishte më mirë që fëmijët e saj se çfarë po ndodhte përreth dhe që babai i tyre ishte bashkuar me njësinë e mbrojtjes së Ukrainës.

Olena thotë se pushtimi rus "u ka marrë fëmijërinë", por se është e rëndësishme që ata të dinë të vërtetën dhe të mbrohen nga sulmet e vazhdueshme.

“Fëmijët i dëgjojnë shpërthimet dhe unë u them që nëse janë të tilla si ‘boom, boom’ janë larg, mos kini frikë. Nëse dëgjoni ‘ssssshhhhh’ do të thotë që po fluturon një raketë që është më e rrezikshmja. Ne përdorim fjalët, nëse them ‘vraponi’, shkojmë me vrap te streha. Nëse them ‘fshihuni’ shkojmë pas murit më të afrët, mbulojmë kokën me duar dhe mbajmë gojat hapur. Po, ky është realiteti ynë dhe ne duhet ta përballojmë.”

Olena tregon se vendimi për të ikur apo për të qëndruar në Kiev është njësoj i vështirë për t’u marrë, pasi kudo ka sulme dhe ushtarë rusë.

“Tani në Kiev, qëndrojmë brenda një vendstrehimi nga bombat, është thjesht bodrumi i një ndërtese dhe ne fshihemi nga raketat dhe bombat ruse. Qyteti im është i rrethuar nga tanqe dhe ushtarë rusë.

Të ikësh apo të qëndrosh, është njësoj e rrezikshme. Nuk ka vend në Ukrainë ku të jesh e sigurtë tani. Për mua të evakuohem me tre fëmijë është njësoj, nuk është një rrugë e lehtë për ta ndërmarrë. Dhe është e vështirë për të gjithë njerëzit që po largohen tani dhe për ata që qëndrojnë.”