Lajme nga Bota

Macron: Putin refuzon të ndalë sulmet ndaj Ukrainës. Dialogu është jetik që të shmangen tragjeditë

Macron: Putin refuzon të ndalë sulmet ndaj Ukrainës. Dialogu

Presidenti Emanuel Macron, shkruan në Twitter që presidenti Putin refuzon të ndalë sulmet ndaj Ukrainës dhe se është jetike të ruhet dialogu për të shmangur tragjeditë njerëzore.

Ai thotë që angazhimi i tij përkrah presidentit Zelensky është që t’i jepet fund kësaj lufte.

“Unë fola me Presidentin Putin këtë mëngjes. Ai refuzon të ndalojë sulmet e tij ndaj Ukrainës në këtë pikë. Është jetike të ruhet dialogu për të shmangur tragjeditë njerëzore. Do të vazhdoj përpjekjet dhe ruajtjen e kontakteve. Duhet të shmangim më të keqen.

Mbajtja e dialogut për të mbrojtur njerëzit, marrja e masave që do të shmangin tragjedinë njerëzore, për t'i dhënë fund kësaj lufte: ky është qëllimi i angazhimit tim përkrah Presidentit Zelensky dhe komunitetit ndërkombëtar. Unë jam dhe do të mbetem plotësisht i vendosur.” shkruan Macron.