Ndajnë të njëjtën dhimbje dhe shpresë! Mbreti Charles flet për Kate pas rrëfimit se ka kancer
E Premte 22 Mars 2024, 21:11
TiranaPost
Mbreti Charles ka thënë se është ndihet krenar për Kate Middleton pasi mori guximin për të folur publikisht për diagnozën e kancerit.
Catherine, Princesha e Uellsit zbuloi në një video mesazh se ajo është në fazat e hershme të trajtimit të kancerit.
Në një deklaratë të shkurtër, Pallati Buckingham thotë se Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla "do të vazhdojnë të ofrojnë dashurinë dhe mbështetjen e tyre për të gjithë familjen në këtë kohë të vështirë".
Mbreti Charles gjithashtu është duke u trajtuar për kancerin.