‘Nuk e di se si arritëm të mbijetojmë’ thotë ukrainasi pasi shtëpia e tij u bombardua
E Shtunë 5 Mars 2022, 22:02
TiranaPost
Ndërsa bombardimet në kryeqytetin ukrainas vazhdojnë, gjithnjë e më shumë shtohet numri i njerëzve që paguajnë çmimin e luftës.
Max dhe familja e tij ishin në banesën e tyre në Kiev kur u bombardua. Ai tha për BBC se nuk e dinte se si kishin arritur të mbijetonin.
“Është një çmenduri, duket krejtësisht e pamundur. Ishim shumë me fat që shpëtuam”, tha ai.
Banesa e tyre u shkatërrua e gjitha.
Djali i madh i Max-it theu shtyllën kurrizore gjatë sulmit – megjithatë sipas mjekëve do të bëhet mirë - ndërsa gruaja e tij gjithashtu u dërgua në spital e plagosur. Ndërkohë ai dhe djali më i vogël janë në gjendje të mirë shëndetësore.