Lajme nga Bota

OBSH: Sulmet në qendrat shëndetësore në Ukrainë kanë shkaktuar vdekje dhe lëndime të shumta

OBSH: Sulmet në qendrat shëndetësore në Ukrainë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar "disa sulme në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë që kanë shkaktuar vdekje dhe lëndime të shumta," tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

"Raporte shtesë po hetohen," tha Tedros në Twitter. "Sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor ose punëtorëve shkelin neutralitetin mjekësor dhe janë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar," shtoi ai.

Deri më tani, OBSH ka konfirmuar gjashtë sulme në objektet e kujdesit shëndetësor, tha kreu i zyrës së OBSH-së në Ukrainë, Jarno Habicht për BBC.

“Ato janë ose spitale ose disa prej tyre janë ambulanca”, tha Habicht, duke shtuar se sulmet prekin punonjësit e kujdesit shëndetësor që janë në vijën e parë.

Ajo që është e rëndësishme është "të respektohet edhe ligji humanitar për të siguruar korridore të sigurta, sepse nevojat shëndetësore të njerëzve po rriten çdo ditë e çdo orë, dhe është shumë, shumë e rëndësishme të sigurohet që të ketë një kalim të sigurt të produkteve mjekësore dhe kirurgjikale" shtoi ai.

Habicht tha gjithashtu se puna e punonjësve të kujdesit shëndetësor po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të ofensivës ushtarake.