Lajme nga Bota

Paralajmërimi i Zelensky-t: Sulmi në termocentralin bërthamor mund të jetë fundi i Evropës

Paralajmërimi i Zelensky-t: Sulmi në termocentralin bërthamor

“Sulmi i Rusisë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia mund të jetë fundi i Evropës”, kështu paralajmëron presidenti i Ukrainës.

Ukraina tha se forcat ushtarake ruse kishin pushtuar termocentralin - më të madh në Evropë - në qytetin Enerhodar pasi e sulmuan atë në orët e para të së premtes, duke i vënë flakën një objekti trajnimi, aty pranë, pesë-katësh.

Në një fjalim, presidenti Volodymyr Zelensky tha se kishte frikë se një shpërthim në uzinën e Zaporizhzhia do të ishte “fundi për të gjithë. Fundi për Europën. Evakuimi i Evropës”.

“Vetëm veprimi urgjent nga Evropa mund të ndalojë trupat ruse. Mos lejoni vdekjen e Evropës nga një katastrofë në një central bërthamor”, tha Zelensky.

Momentalisht, situata në zonën e termocentralit është e tensionuar.

Rusia nuk e ka marrë përsipër sulmin.

“Mbrëmë në territorin ngjitur me termocentralin, u bë një përpjekje nga regjimi nacionalist i Kievit për të kryer një provokim monstruoz,” tha zëdhënësi Igor Konashenkov, duke fajësuar ukrainasit për zjarrin.