Lajme nga Bota

Përfundon raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë. Nga 5 kërkesa vetëm për një pikë palët ranë dakord! Ja cila

Përfundon raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë. Nga 5

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të mbajnë një raund të tretë bisedimesh së shpejti, citon Reuters të ketë thënë një negociator ukrainas.

Zyrtari tha se Ukraina nuk mori rezultatet të cilat kishte llogaritur, por se të dyja palët kishin arritur mirëkuptim për një sigurim të përbashkët të korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve.

Përfundon raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë. Nga 5

Vladimir Medinsky, këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin që është edhe kreu i delegacionit rus, tha që takimi që zgjati për rreth tre orë u zhvillua në rajonin e Brestit të Bjellorusisë.

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak shkroi në fillim të takimit në Twitter që çështjet krysore për negocim në axhendën ukrainase ishin:

1. Armëpushimi i menjëhershëm
2. Korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat/qytetet e shkatërruara apo të granatuara vazhdimisht”.

Ndërkohë sipas ministrit të Jashtëm të vendit Sergej Lavrov Rusia do të paraqiste këto kërkesa:

1. Ukraina duhet të "çmilitarizohet" dhe "denazizohet".

2. Krimea - gadishulli jugor i Ukrainës i aneksuar nga Moska në 2014 - të njihet nga Kievi si pjesë e Rusisë.

3. Dy rajone separatiste në Ukrainën lindore - e vetëshpallur Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut - të njihen zyrtarisht.