Rëndohet bilanci/ Mbi 500 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
E Hënë 6 Shkurt 2023, 08:46
TiranaPost

Bilanci nga tërmeti që zgjoi nën tmerr Turqinë dhe Sirinë në kufi është rritur. Deri tani numërohen mbi 500 viktima dhe 3 mijë të tjerë janë lënduar.
Qindra shtëpi janë shembur.

Tërmeti me magnitudë 7.4 goditi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale, 23 kilometra në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash.
Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin.