Lajme nga Bota

Trump tregon çfarë mund ta ketë shkaktuar atë lloj shpërthimi në Bejrut që tundi tokën deri në Qipro

Trump tregon çfarë mund ta ketë shkaktuar atë lloj

Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar liderë të tjerë dhe thotë se një sulm i tmerrshëm e shkaktoi shpërthimin në Bejrut. Sipas kryeministrit Libanez, shkaku ishte një shkëndijë në depot me fishekzjarre dhe nitrat amoniumi të ruajtura pa kushte sigurie, por Trump u ka thënë gazetarëve tjetër gjë:  

"Unë jam takuar me disa nga gjeneralët tanë të shkëlqyer dhe ata mendojnë se ky nuk është një lloj shpërthimi nga një ngjarje aksidentale. Mesa duket mendojnë se ishte një sulm. Ishte një bombë e ndonjë lloji’.

Trump tregon çfarë mund ta ketë shkaktuar atë lloj

Presidenti Trump nuk tregoi se çfarë informacioni kishin konkretisht gjeneralët amerikanë, por deklarata e tij bie ndesh me vlerësimet e zyrtarëve në vendin e Lindjes së Mesme.

Kryeministri Hassan Diab në postimin e mbrëmjes të së martës tha se janë 2750 ton nitrat amoniumi në depot pranë portit të cilat janë ruajtur prej 6 vitesh në mënyrë të papërgjegjshme dhe të rrezikshme. Nitrati i amoniumit është një përbërës kimik që përdoret si pleh por edhe si lëndë eksplozive.

Trump tregon çfarë mund ta ketë shkaktuar atë lloj

Një ekspert i çaktivizimit të bombave në Amerikë ka thënë se forma e tymit të krijuar nga shpërthimi nuk ka gjasa të jetë shkaktuar nga baruti në fushekzjarre apo nga municione. Megjithatë ai tha se është ende herët për spekulime.

Pjesë të mëdha të kryeqytetit libanez janë shkatërruar nga shpërthimi që shkaktoi 100 viktima, 4000 të plagosur dhe të tjerë të zhdukur nën rrënoja.

Banorëve u janë shkatërruar shtëpitë edhe pse ndodheshin 2 kilometër larg depove. Shpërthimi është ndjerë deri në Qipro ku toka është lëkundur. Banorët thonë se ai lloj shpërthimi ishte si e një bombe bërthamore.

Izraeli akuzohet nga disa zyrtarë të Bejrutit, për shkak të konflikteve të vazhdueshme dhe tensioneve që kanë pasur mes njëri tjetrit. Libani nuk e njeh Izraelin si shtet.