Twitter gëlon nga statuset ironike për protestat pro-ruse në Beograd

Qindra njerëz janë mbledhur në rrugët e Beogradit për të mbajtur një protest pro-ruse.
Në një prej videove të postuara nga gazetari Aleksandar Brezar duken me flamurin rus në sheshet dhe rrugët kryesore të Beogradit teksa marshojnë.

“Sonte në Beograd po zhvillohen protesta pro-ruse. Vetëm në rast se dikush kishte ndonjë dyshim se cilat vota dëshiron të mbajë qeveria aktuale serbe kur thotë se nuk do të zbatojë sanksione kundër Rusisë për shkak të statusit të saj 'neutral'”, shkruan Brezar.



Në rrjet më pas ka shpërthyer një valë ironish nga bota, por edhe nga vetë qytetarë të tjerë të Serbisë. Ndër komentet tipike janë: “Po, po ne do jemi me rusët, edhe nëse vijnë na pushtojnë Beogradin”, apo “Vetë rusët ngrihen kundër Rusisë dhe Putin, ndërkohë që ka ca njerëz në Serbi që bëjmë protesta pro-ruse”.