Lajme nga Bota

Zelensky i kërkon SHBA-ve të shtojnë sanksionet ndaj Rusisë e ta ndihmojnë me avionë

Zelensky i kërkon SHBA-ve të shtojnë sanksionet ndaj Rusisë
Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara për ndihmë në krijimin e një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë gjatë një telefonate të bërë në Zoom me 50 senatorë amerikanë.

Zelensky i kërkon SHBA-ve të shtojnë sanksionet ndaj Rusisë

Zelensky u kërkoi atyre të shtojnë sanksionet ndaj Rusisë, që bota të mos blejë produkte ruse si nafta dhe gazi, dhe që tu ofrojnë më shumë ndihmë ushtarake forcave ukrainase. Ai falënderoi SHBA-të për mbështetjen që ka dhënë deri më tani, por mesazhi i tij i përgjithshëm ishte se Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë ndërsa pushtimi rus vazhdon.

Një senator që ishte i pranishëm në thirrje tha se Zelensky u kërkoi ligjvënësve që të ndihmonin Ukrainën të merrte më shumë avionë me të cilët pilotët ukrainas janë trajnuar dhe mund të fluturojnë. Ai tha se ata do të luftojnë dhe fluturojnë vetë, por kanë nevojë për avionin.

Telefonata zgjati një orë dhe sipas CNN, në fund të saj dhjetëra senatorë hoqën maskat e njëzëri i shprehën mbështetjen Zelenskyt duke thënë "Slava Ukraini" (lavdi Ukrainës).