Lajme nga Bota

Zelensky poston videon tjetër për të treguar se është në Ukrainë dhe bën një batutë kësaj radhe

Zelensky poston videon tjetër për të treguar se është

Edhe të shtunën e kaluar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky iu desh të bënte një video nga një shesh i Ukrainës për t'i treguar qytetarëve të tij se nuk kishte shkuar askund.

Mediat kanë aluduar sërish se ai mund të jetë evakuuar sërish, pas lajmeve të The Times se dy grupe mercenarësh kishin tentuar tre herë ta vrisnin.


“Çdo dy ditë dalin informacione se unë kam ikur diku. Kam ikur nga Ukraina, nga Kievi, nga zyra ime. Siç mund ta shihni, unë jam këtu në vendin tim, Andriy Borisovich (Yermak) është këtu. Askush nuk ka ikur askund. Ne jemi duke punuar. Na pëlqen vrapimi, por tani nuk kemi kohë për këtë, për ushtrime të ndryshme kardio”, tha Zelensky, duke bërë batute si rrallëherë gjatë këtyre ditëve.