Zelensky thotë se Rusia do të bombardojë Odesan. I drejtohet popullit rus me një thirrje në rusisht
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po përgatitet të bombardojë Odesan, një qytet port i rëndësishëm strategjik në bregun e Detit të Zi të Ukrainës.
“Po përgatiten të bombardojnë Odesën. Odesën. Rusët vinin gjithmonë në Odesa dhe kanë gjetur vetëm ngrohtësi dhe bujari, çfarë është kjo tani? Artileri, bomba, raketa kundër Odesës. Ky do të jetë një krim lufte. Ky do të jetë krim historik.” tha Zelensky në Facebook.
Duke kaluar nga e folura në gjuhën ukrainase në rusisht, Zelensky i bëri thirrje popullit rus që të bëjë një zgjedhje "midis jetës dhe skllavërisë".
“Popull i Rusisë ... kjo është koha kur ju ende mund të fitoni mbi të keqen. Ne jemi ukrainas. Ne kemi nevojë për paqe. Ne duam paqe. Dhe për qytetarët rusë kjo nuk është vetëm lufta për paqen në Ukrainë, por për paqen dhe lirinë tuaj. Dikur ju e dinit ç’ishte prosperiteti… Nëse do të heshtni tani, atëherë për ju do të flasë vetëm varfëria”, tha Zelensky.