Aurela Gaçe sonte koncert tek Sheshi Skënderbej, Veliaj njofton se aktivitetet nuk mbyllen me kampionatin
Monday 12 July 2021, 15:59
TiranaPost
Foto nga LSA
Kampionati Europian i Fubollit përfundoi me fitoren e Italisë, por aktivitetet në qendër të Tiranës nuk do të mbarojnë. Sheshi Skënderbej do të vijojë të jetë qendra e festimeve, ndërsa sonte këngëtarja Aurela Gaçe do të performojë dhe nesër Elita 5.


Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj fton qytetarët të ndjekin sonte Aurela Gaçen: Mbrëmjet në Tirana Fan Zone nuk kanë përfunduar ende!
“Urime kampionëve EURO 2020. Por mbrëmjet në Tirana Fan Zone nuk kanë përfunduar ende - sot e madhja Arela Gace dhe nesër mitikët Elita5”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Si pjesë e mbrëmjeve të Fan Zone pritet që të tjerë këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare të performojnë në Sheshin Skënderbej në mbrëmjet e verës.

*Tiranapost.al.