MY TIRANA

Shuhet futbollisti legjendar i Partizanit, Robert Jashari

Shuhet futbollisti legjendar i Partizanit, Robert Jashari

Është shuar në moshën 83-vjeçare, legjenda e futbollit të ekipit Partizanit dhe kombëtares shqiptare Robert Jashari. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët.

Shuhet futbollisti legjendar i Partizanit, Robert Jashari

Titullar për shumë vite me Partizanin e madh dhe i skuadrës kombëtare, Jashari është autori i golit të parë historik gjysmë shekulli më parë në Irlandën e Veriut.

Ai fitoi gjashtë herë Kampionatin Kombëtar midis viteve 1957 dhe 1964 me Partizanin e Tiranës dhe ishte golashënuesi më i mirë në Kampionatin Kombëtar në tre sezone radhazi midis viteve 1962 dhe 1965, me respektivisht 18, 9 dhe 14 gola. Me kombëtaren ka zhvilluar 7 ndeshje në total.

Tiranapost.al