Aktualitet

Një rrugë e gjatë dhe një telefonatë! Brenda filxhanit ku ndoshta fshihet fati!

Nëse thyen një pasqyrë, do të ndjekin 7 vite ters. Nëse të ndërpret rrugën një mace e zezë do të thotë se je e mallkuar. Nëse po ecën rrugës dhe kalon poshtë disa shkallëve të mbështetura në mur, do të ndjekë tersi gjithë jetën. Disa thonë janë budallallëqe e disa thonë janë të vërteta. Sidomos këto të fundit që pasi thonë se janë të vërteta të shohin në dritë të syrit aq sa të trembin. Jo vetëm në Shqipëri, supersticiozë ka në gjithë botën... Nga vendi më i largët e deri tek më i bukuri.. Pavarësisht se kohët kalojnë, modernizimi bën të veten, në shumë vende këto mite qëndrojnë të gjalla, për aq kohë sa edhe shkenca nuk hedh dot poshtë disa fenomene. Por sot do fokusohemi tek leximi i fatit në filxhan. Në Turqi, Greqi dhe vende të tjera të Europës Juglindore të pish kafen nuk quhet nëse nuk e rrotullis pak filxhanin përzien llumin dhe e kthen mbrapsht, duke pritur që llumi të thahet e të lexohet fati.

Por sa e vërtetë është?  Leximi i fatit nga një filxhan me kafe në Turqi është sigurisht një ritual shumë popullor. Mund ta bëni për argëtim apo nëse beson për qëllime serioze. Nuk mund të ndahet nëse është e vërtetë apo jo, por këtu do gjeni disa mënyra që bëjnë profesionistët, të paktën ashtu e quajnë veten.  Që falli me filxhan të dalë mirë, duhet të marrësh një xhezve të vjetër.  Kjo gjë  daton që në shekullin e 16 në Turqi. Pasi pihet kafja, e rrotullis pak filxhanin dhe më pas e kthen. Dhe normalisht llumi që mbetet do të formojë disa shenja apo simbole.  Imazhet dhe format e krijuara  me llumin e kafesë interpretohen nga njerëzit që shohin fallin, të cilët pretendojnë se parashikojnë të ardhmen.

Një ekspert turk thotë se kafeja duhet të jetë e mirë dhe e trashë, pasi edhe ikonat e dala në filxhan do ishin më të lexueshme dhe më qarta. Simbolet tregojnë për ngjarje të caktuara të së shkuarës apo të të ardhmes.  Të lexosh filxhanin,  kërkohet njohuri, përvojë dhe intuitë. Nëse nuk ke intuitë dhe besim nuk mund të interpretosh asgjë.

Shumë njerëz përfitojnë para nga kjo gjë e disa të tjerë e bëjnë sepse thonë se e kanë dhunti.  Lexuesit interpretojnë ato simbolet që dalin, zemra shihet si dashuri, 7 një vendim qeveritar, numri tetë një shtrim tavolinë, numri 1 një telefonatë, shkronjat tregojnë emra njerëzish, gjarpri si armik, zogjtë si lajme të mrekullueshme, ndërkohë që ndarjet e bardha apo hapësirat tregojnë për rrugë të gjata apo të shkurtra, varet si duket tek filxhani.

Për ata që besojnë dhe duan të provojnë të lexojnë fatin duhet të zbatojnë këto rregulla fillestare: Mos e shih kurrë filxhanin tënd, vetëm nëse do të mësosh mbi shenjat dhe simbolet. Nuk mund të lexohet një filxhan dy herë, nuk mund të lexosh mbi fatin e dy njerëzve në të njëjtin filxhan. Filozofia turke fillon gjithmonë nga doreza e filxhanit, duke ta mbash me dorën e djathtë dhe gjatë kohës që e pi kafen mendo për gjithë gjërat që ke kaluar dhe dëshirat. Kur të rrotullosh filxhanin për ta kthyer përmbys, duhet të bësh lëvizjen nga e djathta në të majtë.  Filxhani interpretohet në dy pjesë, në të ardhmen në të shkuarën, niset nga ana e djathtë në të majtë. Dhe në dy pjesët pozitive dhe negative. Shihni fotot më poshtë dhe për ata që besojnë, ta provojnë./ Tiranapost.al E.B

Turkish coffee reading

Turkish coffee reading

Turkish coffee reading