Zhgënjehet dhe Genc Pollo që nuk ishte në listat e PD

Ish ministri dhe ish deputeti i PD-së Genc Pollo nuk është në listat e kandidatëve të PD-së për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit. Pas publikimit të listës së plotë mbrëmë, Genc Pollo ka reaguar me një status në rrjetet sociale ku thotë se mundësitë dhe rrethanat e ofruara nuk i gjykoi të përshtatshme dhe se vendimi është marrë nga vetë ai.
Një nga figurat më të njohura për PD-në, duket se nuk ka marrë ofertën apo nuk i është ofruar një pozicion fitues në listat e Bashës. Sidoqoftë ai uron rotacionin politik pas zgjedhjeve:
”Të dashur miq! Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme. Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm”.

Ndërkaq, në linkun më poshtë gjeni listat me kandidatët për tre partitë më të mëdha, PS, PD dhe LSI.