Politikë

Tom Doshi sfidon ambasadoren amerikane: I pari në listën e Tiranës dhe Shkodrës

Tom Doshi sfidon ambasadoren amerikane: I pari në listën e

PS dhe PS kanë dorëzuar në minutat e fundit mbrëmë listat me kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit. Nga PS janë 160 kandidatë ndërsa nga PD janë 140.

Subjektet politike që kanë dorëzuar listat në KQZ janë:

1. PARTIA SOCIALISTE – EDI RAMA

2. PARTIA DEMOKRATIKE -LULZIM BASHA

3. LSI -MONIKA KRYEMADHI

4. PLDSH – MYSLYM MURRIZI

5. LËVIZJA PËR NDRYSHIM – JOZEFINA TOPALLI

6. NISMA THURJE – RUDINA HAJDARI, ETJ.

7. BINDJA DEMOKRATIKE – ASTRIT PATOZI

8. BALLI KOMBËTAR – ADRIATIK ALIMADHI

9. LRE – ARJAN GALDINI

10. PSD- TOM DOSHI

11. ABEOK – KUJTIM GJUZI, ETJ.

12. ADR -EDMOND STOJKU

Por ajo që ka rënë në sy është partia e Tom Doshit, me kryetar Engjëll Bejtja i cili dorëzoi listat e kandidatëve pak përpara se të përfundonte afati i regjistrimit në KQZ.

Tom Doshi rezulton i pari në listë për dy qarqe të rëndësishme: Tirana dhe Durrësi.

Ambasadorja amerikane ka bërë jo pak herë thirrje që të tregohet kujdes me kandidatët, duke përmendur dhe Tom Doshin me emër e mbiemër, të cilin DASH e ka shpallur non grata dhe i ka ndaluar hyrjen në SHBA.

Ambasadorja amerikane në një postim të javëve të fundit njoftoi se kishte marrë marrë garancinë e kryeministrit se ai nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që Rama mund të krijojë pas zgjedhjeve dhe Tom Doshi nuk kandidon nën siglël e Partisë Socialiste, por të partisë PSD.

Lista me kandidatët e PSD në qarkun Shkodër:

Tom Doshi sfidon ambasadoren amerikane: I pari në listën e

*Tiranapost.al.