Politikë

Video/ Momenti kur Albin Kurti ngatërron Bashën me Nard Ndokën

Video/ Momenti kur Albin Kurti ngatërron Bashën me Nard Ndokën

Gafat e shumta të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë që të jenë të shumtë ata qytetarë të cilët e krahasojnë me aleatin e tij të PDK Nard Ndoka. Ky i fundit është kthyer në meme në rrjete sociale.

Kësaj nuk i ka shpëtuar as Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës Albin Kurti, i cili nuk ka bërë dot dallimin mes Nard Ndokës dhe Lulzim Bashës.
Në fakt ajo që I bashkon si Ndokën dhe Bashën përveç I njëjti koalicion, janë dhe gafat e shumta.

Ja disa nga gafat e vazhdueshme dhe qe jane bere ‘hite’ të kryedemokratit Basha:
1.
“6 nga 4 biznese nuk nxjerrin fitim” ka thënë, Basha në një prononcim për mediat ku foli për planin me 5 pika për ekonominë të PD-së.
2.
“7×7 = 42” ka theksuar kreu i demokratëve ndërkohë që i kundërpërgjigjej kryeministrit Rama nga foltorja e Kuvendit për koncensionet e inceneratorëve.
3.
“Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944. Ah jo, prit:28 nëntor 1444” Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë një gafë pas homazheve që mbajti në 5 maj 2018, në Varrezat e Dëshmorëve.