Qyteti

Foto/ Ja si do të duket pista Olimpike e Atletikës në Parkun e Liqenit

Foto/ Ja si do të duket pista Olimpike e Atletikës në Parkun e

Pista Olimpike e vrapit dhe kërcimit është drejt përfundimit të punimeve për të pritur sportistët profesionistë në mes të Parkut të Liqenit të Tiranës. Pista me 6 korsi është realizuar sipas standardeve të atletikës dhe është në pritje të certifikimit për t’u përdorur edhe si hapësirë për aktivitete ndërkombëtare.

Foto/ Ja si do të duket pista Olimpike e Atletikës në Parkun e

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet në Pistën Olimpike, u shpreh se Tirana po bën çdo përpjekje që edhe vitin e ardhshëm të jetë kryeqytet i Europës, këtë herë për Sportin. Po ashtu, ai kujtoi se kjo pistë është dhe një premtim i dhënë një prej kampioneve shqiptare si Luiza Gega.

Foto/ Ja si do të duket pista Olimpike e Atletikës në Parkun e

“Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën, jo vetëm për faktin se jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë, por edhe sepse u munduam që, përveç aktiviteteve rinore, të kemi edhe disa investime që do ngelen edhe kur të mbarojë ky titull. Kjo hapësirë është një prej këtyre investimeve që do ngelen edhe kur të mbarojë viti kalendarik i kryeqytetit të Rinisë. Një premtim që ia kam bërë publikisht Luiza Gegës. Tani më vjen mirë që jemi te Pista e Atletikës dhe ajo është duke u përgatitur për Kampionatin Europian të Atletikës në Mynih, ku shpresojmë që të dalë faqebardhë. Gjykoj që kemi bërë një investim fantastik,” tha ai.

Foto/ Ja si do të duket pista Olimpike e Atletikës në Parkun e

Në këtë pistë atletët mund të ushtrojnë disiplina të ndryshme të sportit të atletikës si 100 metra, kërcim së gjati, distancat e mesme, distancat e gjata, vrapim me pengesa, stafetat etj,.