Qyteti

Rindërtimi/ 20 familje në Vaqarr hyjnë në shtëpitë e reja sot

Rindërtimi/ 20 familje në Vaqarr hyjnë në shtëpitë

20 familje do të marrin çelësat e shtëpive të reja sot në Vaqarr. Pas tërmetit të 26 nëntorit që i shkatërroi shtëpitë e tyre, dy vite më pas, këto familje kanë shtëpitë e reja sot të ndërtuara kryesisht nga kontributet e 36 mijë donatorëve të “Fundjavë Ndryshe”.

Rindërtimi/ 20 familje në Vaqarr hyjnë në shtëpitë

Drejtuesi i Fundjavë Ndryshe, Arbër Hajdari tha se në proces rindërtimi janë edhe 13 shtëpi të tjera. Ai falënderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për bashkëpunimin. Veliaj më pas në fjalën e tij tregoi se Bashkia u angazhua në furnizimin e ri me ujë, në depon e re dhe sistemin e ndriçimit led.

Rindërtimi/ 20 familje në Vaqarr hyjnë në shtëpitë

Të gjitha shtëpitë janë mobiluar totalisht.

Ceremonia e dorëzimit të çelësave nisi me një festë. E ftuar speciale ishte Eneda Tarifa dhe fëmijët e korit të shkollës Jordan Misja.