Qyteti

Regjimi komunist e bëri ‘Bar Liqeni’ por Kisha tek Liqeni do të rindërtohet siç ka qenë nga Bashkia

Regjimi komunist e bëri ‘Bar Liqeni’ por Kisha tek Liqeni do

Kisha e Shën Prokopit në Parkun e Liqenit të Tiranës, e ndërtuar në vitin 1780, do të rikonstruktohet.

Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’i rikthejë pamjen e dikurshme kishës së “Shën Prokopit”, e cila ndodhet te Parku i Liqenit Artificial, duke e rindërtuar atë në formën që ka qenë përpara vitit 1967, kur edhe u shkatërrua nga regjimi komunist.

Regjimi komunist e bëri ‘Bar Liqeni’ por Kisha tek Liqeni do

Rindërtimi i saj, por edhe kalimi i pronës në pronësi të Kishës Orthodhokse, ishte një premtim i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, për besimtarë ortodoksë.

Keshilli Bashkiak i Tiranës miraton sot këtë kalim pronesie, duke i hapur rrugën rindërtimit të Kishës siç ishte. Gjatë regjimit komunist, Kisha e “Shën Prokopit” u shndërrua në një objekt shërbimi, tip local dhe mbajti emrin “Bar Liqeni”. Nga viti 1993 ajo u përshtat në një objekt adhurimi për besimtarët, sipas traditave të Kishës Orthodokse.

Regjimi komunist e bëri ‘Bar Liqeni’ por Kisha tek Liqeni do

Sipas regjistrit hipotekor nr. 550, datë 19.08.1940, Kisha bleu prej Mbretërisë Shqiptare truallin prej 5000 m2, në vendin e quajtur “Kodra e Pashës”, mbi të cilën u ndërtua me shpenzimet e saj e të besimtarëve Kisha e Shën Prokopit. Në vitin 1960, kjo pronë iu mor Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe në vend të kishës u ndërtua një objekt tregtar dhe shërbimesh.

Pas kalimit te pronesise, Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë do të pajiset me leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e Kishës së Shën Prokopit.