Stil jete

Në çfarë moshe e humbasin vajzat vetëvlerësimin?

Në çfarë moshe e humbasin vajzat vetëvlerësimin?

Një studim i fundit ngre alarmin për një ndryshim të heshtur, por të ndjeshëm tek vajzat që në moshë shumë të hershme.

Sipas të dhënave, rreth moshës 8-vjeçare, shumë vajza nisin të humbasin vetëbesimin, veçanërisht në lidhje me pamjen e jashtme, aftësitë e tyre dhe krahasimin me të tjerët.

Një proces që nuk ndodh papritur, por zhvillohet gradualisht.

Para kësaj moshe, ato janë thjesht vetvetja të lira, të sigurta dhe pa komplekse. Por me kalimin e kohës, diçka ndryshon.

Studiuesit e lidhin këtë rënie të vetëbesimit me presionin social, ndikimin e mediave dhe pritshmëritë në rritje në shkollë dhe në familje. Në këtë mënyrë, vajzat përballen herët me standarde dhe krahasime që ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si e shohin veten.

Mesazhi është i qartë: nuk bëhet fjalë për një ndryshim natyral të personalitetit, por për një ndikim që mësohet dhe ndërtohet nga mjedisi përreth.

Një thirrje për më shumë vëmendje nga prindërit dhe shoqëria, për të mbrojtur dhe forcuar vetëbesimin e vajzave që në hapat e parë të jetës.