Politikë

Rama publikon videon, ja çfarë bën pas 1 muaji fushate të lodhshme

Rama publikon videon, ja çfarë bën pas 1 muaji fushate të

Një ditë para zgjedhjeve vendore, kryeministri Edi Rama ka preferuar që mëngjesin e kësaj të shtune të relaksohet pranë detit.

Ai ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një video duke notuar pranë brigjeve të Jonit në Vlorë.

Rama nuk ka dhënë detaje se sa minuta ka notuar ndryshe nga se bënte ish-paraardhësi i tij në krye të qeverisë, Sali Berisha. Partia Socialiste përmbylli mbrëmjen e shkuar fushatën elektorale për votimet e 30 qershorit në qytetin e Vlorës.

Teksa shihet duke notuar kreu i qeverisë bën e dhe me dorë nga kamera që po e filmonte duke përshëndetur ndjekësit e tij. /Tiranapost.al/