Showbiz

Chiara Ferragni fotografohet me doktorin, atë që mendohet se është i dashuri i ri

Chiara Ferragni fotografohet me doktorin, atë që mendohet se

Chiara Ferragni po vazhdon jetën e saj. Fotot e fundit me doktorin ortoped shkrepur nga paparacët kanë bërë xhiron e rrjetit nëpër Itali.

Foto me mjekun edhe çfarë?

Po, por fotot janë shkrepur jo në klinikë, por në plazh.

Andrea Bisciotti është një ortoped nga Toskana, me të cilin thuhet se ka nisur një lidhje influencuesja më e njohur në botë.

Tani janë publikuar fotot e para të të dyve: shumë të afërt dhe të buzëqeshur, Chiara Ferragni dhe Andrea Bisciotti duken të qetë teksa bisedojnë dhe shkëmbejnë shikime.

Chiara Ferragni fotografohet me doktorin, atë që mendohet se

Thashethemet për një lidhje të re mes Chiara Ferragni dhe Andrea Bisciotti kanë qarkulluar prej disa javësh. Ai, 31 vjeç, mjek, u diplomua në Universitetin e Parmës dhe sot jeton në Milano (qyteti ku Chiara Ferragni jeton me fëmijët e saj Leone dhe Vittoria) dhe punon në spitalin Humanitas.

Pushimet në ‘Forte dei Marmi’ me Andrean duket se i kanë rikthyer buzëqeshjen Chiara Ferragni-t pas gjyqit publik për skandalin me panetonen dhe ndarjes me Fedez që pasoi këtë skandal.