Aktualitet

PS largon Marjana Koçekun nga Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asociimin

Partia Socialiste ka zëvendësuar deputeten Marjana Koçeku në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociimin, disa ditë pasi ajo njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS-së.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili informoi deputetët se, me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Koçeku është zëvendësuar nga deputeti Erion Malaj.

Lajmi u konfirmua nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili bëri me dije deputetët se me kërkesë të kreut të grupit të PS, taulant Balla, ishte kërkuar zëvendësimi i saj me kolegun Erjon Malaj.

“Me kërkesë të kreut të grupit të PS është kërkuar zëvendësimi i deputetëve në komisione. Në komitetin parlamentar për stabilizim asocimin, deputetja Marjana Koçeku, largohet si anëtare dhe caktohet deputeti Erion Malaj”, tha Peleshi mes të tjerave.