Aktualitet

Video nga protesta. Protestuesi i zhgënjyer me Agron Shehajn!

Pasi protesta u zhvendos nga Parlamenti në drejtim të Drejtorisë së Policisë, pas arrestimit të disa protestuesve, një protestues i është drejtuar Agron Shehaj duke shprehur pakënaqësinë e tij.

“Nuk erdhe te Parlamenti, por vjen te Policia”, dëgjohet t’i thotë protestuesi Shehajt në videon e shpërndarë në rrjetet sociale nga gazetari Bekim Bici.

Ndërsa një tjetër protestues i drejtohet: Jemi vetëm këtu, nuk ka gjëra politike.