Aktualitet

A mund të jenë më lirë qershitë që po blini?

Erion Braçe ka reaguar për çmimet e frutave dhe perimeve në Tiranë, pas një vëzhgimi në tregun nga shkolla “Vasil Shanto” deri te Ura e Ish-Nishrakut.

Braçe ka thënë se shpesh edhe vetë, kur blen produkte, nuk bie dakord me çmimin, edhe pse vjen nga zonat që prodhojnë.

Sipas tij, për të pasur fruta dhe perime më të lira duhen marrë parasysh dy çështje kryesore: kostoja e fermerit dhe kostot e shitjes.

Ai ka theksuar se fermeri ka një kosto minimale poshtë së cilës nuk mund të shesë, pasi nëse nuk arrin të mbulojë shpenzimet, rrezikon që vitin tjetër të mos mbjellë më.

Gjithashtu, Braçe ka ngritur shqetësimin se një pjesë e çmimit në Tiranë vjen edhe nga qiratë e njësive ku tregtohen produktet. Ai ka propozuar që bashkia të krijojë hapësira falas për fermerët, të mbështesë prodhimin vendas dhe të aplikojë politika që ulin kostot për tregtimin e ushqimeve.

Sipas tij, ulja e çmimeve kërkon mbështetje për bujqësinë dhe kushte më të mira për shitjen direkte nga fermerët.

Reagimi i Braçes:


TIRANA/5

sa

NE #TERRITOR, PER TE BLERE PERIME

DHE FRUTA

TEK TROTUARI NGA SHKOLLA VASIL SHANTO DERI TEK

URA E ISH NSHRAK:

PERIMET E FRUTAT JANE KETO DHE CMIMET ISHIN KETO QE DEGJONI!

A jane te larta? Sa here qe blen nuk bie dakord me cmimin; edhe une qe vi ne qytet nga fushat qe prodhojne!

Por kini parasysh dy gjera: e para, bujku ka nje kosto poshte se ciles nuk shet dot-nese e ben, vitin tjeter nuk mbjell me; DUAM PERIME E FRUTA ME TE LIRA, SHTETI DUHET TE MBESHTESE ME PARA BUJKUN, TE ULE KOSTON E TIJ; e dyta, nje pjese e cmimit te perimeve e frutave ne Tirane, e perben qiraja e njesive ku shiten; DUAM PERIME E FRUTA ME TE LIRA, BASHKIA E TIRANES TE KRIJOJE HAPESIRAT FALAS PER TE SHITUR BUJQIT; BASHKIA TE

SUBVENCIONOJE PER KILOGRAME PRODHIMIN E BUJQVE TE TIRANES; BASHKIA TE APLIKOJE TATIM TJETER, ME TE ULET PER PASURI QE JANE NJESI KU TREGTOHET USHQIM!

Keshtu do e beja une!