Lajme nga Bota

Meloni në G7: Kam lënë duhanin prej një muaji, cigaret e fundit i pimë bashkë në Japoni

Atmosferë me batuta ka shoqëruar nisjen e sesionit të punës në samitin e G7. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni bisedoi me disa liderë botërorë, mes tyre presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Gjithçka nisi kur kancelari gjerman Friedrich Merz vuri re veshjen e Melonit dhe i tha me humor: “Sot ke veshur kravatë!”. Kryeministrja iu përgjigj me shaka: “Më konsideroni një luftëtare.”


Gjatë bisedës, Meloni zbuloi se kishte lënë duhanin një muaj më parë, duke marrë përgëzime nga Ursula von der Leyen. Edhe politikane japoneze Sanae Takaichi tregoi se kishte hequr dorë së fundmi nga duhani.

Me humor, Meloni kujtoi takimin e tyre të mëparshëm duke thënë: Cigaret e fundit i pimë bashkë në Japoni. Atmosfera miqësore mes liderëve tërhoqi vëmendjen përpara nisjes së diskutimeve zyrtare të samitit.